
Telegram ngushëllimi
Me pikëllim të thellë OIK ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Sanije Topanica, Mami nga Podujeva.
E ndjera, kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në asistimin e grave gjatë lindjes. Posaçërisht, ajo dha kontribut gjatë luftës, kur asistoi në lindjen e mbi 180 foshnjave në Llap dhe Gollak, duke u shndërruar në një heroinë të vërtetë.
OIK shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
Kujtimet për përkushtimin dhe humanizmin e të ndjerës Sabrije Topanica, do të mbeten gjithmonë me ne.
Ngushëllime të përzemërta
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK