Blog

HomeInformata dhe AktiviteteThirrje për botim në Revistën “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”, numri i dytë

Thirrje për botim në Revistën “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”, numri i dytë

Të nderuar anëtarë të OIK,

 

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë do të vazhdojë me botimin e numrit të dytë të revistës “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”.

Revista ka karakter informativ dhe shkencor, andaj ftojmë të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të OIK të aplikojnë me punimet e tyre informative apo shkencore.

Publikimi i artikujve shkencorë është pa pagesë, si dhe rangimi bëhet sipas Rregullorës për vlerësimin e pikëve kredituese.

Artikujt mund t’i dorëzoni në e-mailin: [email protected] deri më datën: 15 maj 2024

Stafi redaktues nuk do të botojë artikuj jo relevant kurse në raste të identifikimit të plagjiaturës, rastet do të delegohen në Komitetin Etik të OIK dhe përgjegjësia bie mbi autorin.

Nëse është e nevojshme, stafi redaktues ka mandat të bëjë plotësim – ndryshim të tekstit apo të njejtën ta kërkojë nga autorët.

Kriteret e botimit në revistën “Shëndeti dhe kujdesi infermieror”

Vëllimi standard për artikujt:

  1. ARTIKUJT SHKENCORË
  2. Për artikujt shkencorë – në një numër botohen deri në 4 faqe kompjuterike: Hyrja, Metodologjia, Rezultatet, Diskutimi. Në këto faqe përfshihen tabelat dhe grafikat;
  3. Çdo artikull duhet të dërgohet në formatin word, fonti Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, distanca në mes rreshtave 1.5;
  4. Një faqe kompjuterike ka 2200 karaktere (No space Characters);
  5. Struktura e artikujve shkencorë duhet të përmbajë:
  6. Titulli, deri në 12 fjalë;
  7. Autori/autorët (emri mbiemri); institucioni ku është/janë; adresat elektronike;
  8. Të dhëna për autorin/autorët, maksimumi 5 rreshta, si tekst;
  9. Përmbledhje (shqip), me 200-250 fjalë dhe 4-6 fjalë kyçe;
  10. Artikulli mund të shoqërohet me fusnota në fund të faqes por të cilat do të hiqen në botim me një sqarim që fusnotat janë hequr nga redaksia,
  11. Sistemi i referencave të revistës “Shëndeti dhe kujdesi infermieror” bazohet në Sistemin e Harvardit apo APA, ku referencat përshkruhen përgjatë tekstit (sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorëve);
  12. Për hulumtim autorët duhet të kenë pëlqim paraprak nga institucioni përkatës.
  13. ARTIKUJT INFORMATIV
  14. Për artikujt informativ – në një numër botohen deri në 2 faqe kompjuterike përfshirë fotot dhe ilustrimet;
  15. Një faqe kompjuterike ka 2200 karaktere (No space Characters);
  16. Çdo artikull duhet të dërgohet në formatin word.

III. Struktura e artikujve informativë duhet të përmbajë:

  1. Titulli, deri në 10 fjalë;
  2. Nëntitulli (box) që përmbanë bërthamën e shpjegimit të ngjarjes që shtjellohet dhe një citat kryesorin të artikullit;
  3. Mestitujt që ndajnë artikullin për ta bërë më lehtë të lexueshëm deri më 15 fjalë;
  4. Artikulli duhet të shoqërohet me citime të sakta dhe nga burime zyrtare. Asnjë informacion nuk konsiderohet i saktë nëse nuk përmbanë deklarata apo nuk i referohet një burimi zyrtar.

P.s. Për secilin tekst duhet të sillen edhe fotografitë autentike të ndërlidhura me punimin, por jo të huazuara nga interneti!

Ju mirëpresim!

Komisioni për veprimtarinë botuese të Revistës-OIK