Blog

HomeUncategorizedNJOFTIM PËR ANËTARËT E OIK-UT RRETH PAGESËS SË ANËTARËSISË

NJOFTIM PËR ANËTARËT E OIK-UT RRETH PAGESËS SË ANËTARËSISË

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të interesimit dhe kërkesave të shumta nga anëtarët, afati për kryerjen e obligimeve të anëtarësisë është shtyrë deri më 05 Qershor 2026.

Ju rikujtojmë se pagesa e anëtarësisë është obligative për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Po ashtu, në mbështetje të Vendimit të Kuvendit të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK), të datës 27.02.2026, është përcaktuar lartësia e anëtarësisë dhe mënyra e pagesës së saj.

Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë dhe Rregulloren për Regjistrim dhe Anëtarësim të Profesionistëve Shëndetësorë në OIK, pagesa e anëtarësisë është obligative për të gjithë profesionistët shëndetësorë të regjistruar në Odë. Sipas Nenit 10, anëtarët janë të obliguar të paguajnë rregullisht tarifën e anëtarësisë, ashtu siç përcaktohet me vendim të Kuvendit të OIK-ut.

Mospërmbushja e këtij obligimi për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh rezulton me përfundimin e anëtarësimit, fshirjen nga Regjistri i Anëtarëve dhe humbjen e të gjitha të drejtave që rrjedhin nga anëtarësia, përfshirë edhe të drejtën për licencë. Në rast të ri-anëtarësimit, anëtari është i obliguar të paguajë dyfishin e tarifës së regjistrimit.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga anëtarësimi në OIK dhe nga ushtrimi i profesionit me licencën e lëshuar nga OIK-u, duhet të parashtroni kërkesë për çregjistrim në OIK. Me rastin e paraqitjes së kërkesës duhet të dorëzoni:

  • Licencën origjinale;
    • Kartelën e anëtarësisë;
    • Dëshminë e pagesës së anëtarësisë deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për çregjistrim.

Ju njoftojmë se me rastin e anëtarësimit në OIK, anëtarët marrin edhe obligimet dhe përgjegjësitë që burojnë nga legjislacioni në fuqi dhe aktet nënligjore të OIK-ut. Për trajtimin e çdo kërkese administrative është e nevojshme që paraprakisht të përmbushen obligimet përkatëse ndaj OIK-ut dhe të dorëzohen dokumentet sipas procedurave në fuqi.

Pas përmbushjes së këtyre kushteve, kërkesa do të shqyrtohet dhe trajtohet në përputhje me rregulloret përkatëse.

Ju njoftojmë se nga data 08.06.2026 sistemi do të iniciojë në mënyrë automatike procedurën për:

  • Çregjistrimin nga Regjistri i Anëtarëve të OIK-ut;
    • Inicimin e procedurave disiplinore për mospagesë të anëtarësisë;
    • Revokimin e licencës profesionale;

për çdo anëtar që posedon më shumë se gjashtë (6) muaj obligime të papaguara të anëtarësisë, në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Po ashtu, të gjithë anëtarët që nuk i kryejnë obligimet e anëtarësisë deri më 05.06.2026 nuk do të mund të jenë përfitues të benefiteve dhe shërbimeve të OIK-ut, përfshirë:

  • Mbrojtjen Ligjore;
    • Sigurimin Jetësor dhe Shëndetësor;
    • Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP);
    • Shërbime dhe programe të tjera të dedikuara për anëtarët aktivë të OIK-ut.

Pagesën e anëtarësisë mund ta gjeneroni përmes profilit tuaj në platformën online të OIK-ut:

https://app.oik-ks.org

Pas kyçjes në sistem:

  • Klikoni në menynë “Pagesa e Anëtarësisë”;
    • Klikoni butonin “Gjenero pagesën e anëtarësisë dhe faturën”.

Periudha minimale e pagesës është një (1) vit dhe fatura do t’ju dërgohet në adresën tuaj elektronike. Nëse posedoni borxh për periudhën paraprake, ai do t’i bashkëngjitet faturës.

Afati i fundit për kryerjen e obligimeve të anëtarësisë: 05 Qershor 2026.

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union, Capital Ria, Vllesa Pagesa apo Posta e Kosovës, ne pranojmë raportin ditor (pas një ditë pune) nga këto institucione dhe nuk keni nevojë ta sillni fletëpagesën për verifikim.

Nëse pagesa bëhet në bankat tjera, pagesën mund ta dërgoni të skanuar në emailin [email protected] ose ta sillni personalisht në zyrat e OIK-ut për verifikim. Sigurohuni që gjatë pagesës t’i shkruani të dhënat tuaja në mënyrë të saktë, përfshirë emrin, mbiemrin dhe numrin serik të faturës në përshkrimin e pagesës.

Për pagesat ndërkombëtare, të dhënat bankare janë:

Banka: NLB Banka sh.a.

Adresa: Ukshin Hoti nr. 124, Prishtinë, Kosovë

SWIFT CODE: NLPR XK PR

IBAN: XK05 + numri i llogarisë

 

Faleminderit për bashkëpunimin!

Me respekt,