Blog

HomeNewsNjoftim për lartësinë e taksës së ri licencimit

Njoftim për lartësinë e taksës së ri licencimit

Të nderuar anëtarë të Odës së Infermierëve të Kosovës,

Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i OIK, në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregulloreve në fuqi, në mbledhjen e mbajtur më 22 prill 2025, ka miratuar vendimin për përcaktimin e lartësisë së taksës për rilicencim, si vijon:

1. Anëtarët që nisin procedurën e rilicencimit më shumë se 30 deri në 90 ditë para skadimit të licencës aktuale, do të paguajnë 50% të taksës bazë për rilicencim.

2. Anëtarët që nisin procedurën e rilicencimit më shumë se 1 ditë deri në 30 ditë para skadimit të licencës aktuale, do të paguajnë taksën e plotë për rilicencim.

3. Anëtarët që nisin procedurën e rilicencimit më shumë se 1 ditë deri në 30 ditë pas skadimit të licencës aktuale, do të paguajnë shtesë prej 30% mbi taksën bazë.

4. Anëtarët që nisin procedurën e rilicencimit më shumë se 31 ditë deri në 180 ditë pas skadimit të licencës aktuale, do të paguajnë shtesë prej 50% mbi taksën bazë.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 1 Korrik 2025.

Qëllimi i këtij vendimi është të stimulojë të gjithë anëtarët e OIK që të përfitojnë nga zbritja sipas pikës së parë, duke bërë aplikimin për rilicencim brenda afatit optimal prej deri në 3 muaj para datës së skadimit të licencës aktuale. Kjo jo vetëm që u mundëson atyre një kursim financiar, por gjithashtu ndihmon në shmangien e vonesave dhe në garantimin e vazhdimësisë ligjore të ushtrimit të profesionit.

Ftojmë të gjithë anëtarët që të respektojnë afatet për të shmangur pagesa shtesë dhe për të garantuar vazhdimësinë ligjore të licencës profesionale.

Shiko vendimin: KLIKO KËTU

Me respekt,
Oda e Infermierëve të Kosovës