Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të infermieres së QKMF në Pejë, znj. Leonora Mekuli.
Vdekja e parakohshme e anëtares tonë është një humbje e madhe për familjen, për kolektivin e QKMF në Prishtinë dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Në emër të OIK i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve.
Me pikëllim të thellë:
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK