Komisioni

Komisioni për dhënien e ndihmës financiare

 

Komisioni për dhënien e mbështetjes/ndihmës financiare, që kujdeset për mbledhjen e fondeve dhe dhënien e ndihmës financiare ka pesë (5) anëtarë.

 

Anëtarët e  Komisionit propozohen nga Këshilli Drejtues i Odës dhe  votohen nga Kuvendi i Odës me mandat katër (4) vjeçar, në përputhje me mandatin e Kuvendit.

 

Kriteret për ndarjen e mjeteve nga Fondi i Solidaritetit

 

  • Sëmundjet e antarëve të OIK-ut dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre;
  • Fatkeqësitë e natyrave të ndryshme;
  • Nevoja emergjente materiale;
  • Nevoja të tjera shtesë.

 

Secili anëtar i Odës i cili rregullisht paguan anëtarësinë ka të drejtë në mbështetje/ndihmë financiare.

Anëtari i OIK-ut nuk mund të përfitojë më shumë se një herë në vit ndihmë financiare.

 

Mbështetja/ndihma financiare e njëhershme i takon anëtarit të Odës në rast të:

 

  1. Shfaqja e sëmundjes së rëndë për shkak të së cilës nuk arrin t’i mbulojë kostot e shpenzimeve, të cilat nuk ofrohen nga institucionet publike shëndetësore, qoftë brenda apo jashtë vendit.
  2. Sëmundja e një anëtari të OIK-ut dhe familjes së ngushtë të tyre.
  3. Në rast të sëmundjeve të rënda të anëtarit të Odës, Oda do të mbulojë shpenzimet, në lartësinë prej 30 përqind nga shuma e mjeteve të participimit të anëtarit, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
  4. Anëtari i Odës duhet të faktojë me prova dhe dokumente relevante kërkesën për kompensim të shumës së mbetur të participimit.
  5. Për ndihmën deri në vlerën 1000 euro vendos komisioni për solidaritet dhe ndihmë reciproke me aprovimin e Kryetarit të Odës, ndërsa kërkesat për kompensim mbi shumën e lartëcekur me propozim të Komisionit, vendos Këshilli Drejtues.

 

Me daljen në pension të anëtarit të Odës, Oda do t’i ndajë shumën prej 200 euro.

Në rast të vdekjes së një anëtari të Odës, Oda do të mbështesë financiarisht familjen e tij të ngushtë me një shumë prej 200 euro.

Në rast të vdekjes në vend të punës ku vdekja është pasojë e aksidenteve të ndryshme ose sëmundjeve profesionale, Oda ndanë mjetet prej 500 Euro për familjen e tij të ngushtë.

 

Komisioni merr vendim për kërkesën e paraqitur nga parashtruesi, anëtari i Odës.

Kundër vendimit të Komisionit, parashtruesi mund të paraqet ankesë në Këshillin Drejtues të Odës.

Ankesa parashtrohet brenda 15 ditëve pas pranimit të vendimit të Komisionit, Këshilli Drejtues i Odës është i detyruar të kthej përgjigje jo më vonë se 30 ditë nga data e pranimit të ankesës.

Vendimi i Këshillit Drejtues të Odës është i formës së prerë, dhe nuk mund të atakohet tutje me procedurën administrative