Blog

HomeLajmetKryetarja Gori mirëpret homologët nga Shqipëria

Kryetarja Gori mirëpret homologët nga Shqipëria

Prishtinë, 18 dhjetor –

 

Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë znj. Nexhmije Gori ka pritur në një takim znj. Blerina Duka, Presidente e Urdhërit të Infermierëve të Shqipërisë së bashku me zv. Presidentin, z. Sabri Skënderi.

 

Takimi është zhvilluar në vazhdën e bashkëpunimit mes OIK dhe Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, e  që konsiston edhe në organizimet që po bën OIK me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit.

 

Në takim, znj. Gori dhe Duka kanë folur për bashkëpunimin e ngushtë mes organizatave simotra, duke potencuar ndihmën reciproke që ato i japin njëra tjetrës, kryesisht në fuqizimin e anëtarësisë në nivelet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.