Licencimi me bachelor

HomeLicencimiLicencimi me bachelor

LICENCIMI ME BACHELOR

Kriteret për Licencim me Bachelor:

 

1. Kopja e letërnjoftimi apo pasaporta valide e Republikës së Kosovës.

2. Extrakti i lindjes apo Çertifikata e Marteses(për femrat e martuara) jo më e vjetër se 6-muaj .
3. Diploma e noterizuar (Profili Shëndetësorë) në noterizim të ceken Emri, Mbiemri, Nr. Personal nr. Protokolit të diplomës, dhe të lidhen me vulën e noterit.

4. Çertifikata për kryerjen e Provimit në Minstrinë e Shëndetësisë.

Sqarim: Nëse shkollimi është përfunduar  jashtë vendit duhet bërë nostrifikimi nga MASHT dhe poashtu noterizimi i Diplomës.

 

 

Mundësitë e Refuzimit

Pas Shqyrtimit të lëndës nga komisioni lënda refuzohet nëse:

  • Dokumenti i identifikimit i skaduar(Letërnjoftim apo pasaportë),
  • Extrakti më i vjeter se 6 muaj,
  • Dokumentet nuk janë të skanuara,
  • Nëse diploma nuk është e noterizuar nga noteri.
  • Gjithashtu egziston mundësia që komisioni të kërkoj verifikimin e dokumenteve duke sjellë origjinalin e tyre.

Kriteret e licencimit për Psikolog Klinik:

  • Letërnjoftimi apo Pasaporta(Valide e RKS)
  • Extstrakti i lindjes(Jo më i vjetër se 6 muaj)
  • Diploma Bachelor e NOTERIZUAR, në noterizim të cenken Emri, Mbiemri, Nr. Personal nr. Protokolit të diplomës, dhe të lidhen me vulën e noterit(e skanuar në formatin PDF të gjitha faqet në një fajll)
  • Diploma Master e NOTERIZUAR, në noterizim të cenken Emri, Mbiemri, Nr. Personal nr. Protokolit të diplomës, dhe të lidhen me vulën e noterit(e skanuar në formatin PDF të gjitha faqet në një fajll)
  • Vendimi mbi Nostrifikimin e diplomës për ata që kanë kryer studimet jashtë Republikës së Kosovës (e skanuar në formatin PDF)
  • Çertifikaten  për kryerjen e provimit të licencës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Mënyra e aplikimit online

  • Për të aplikuar për licencim përmes Platformës Online pasi të kyqeni në profilin tuaj mund të klikoni tek menyja Licencat => Aplikoni për Licencim, te dritarja Edukimet Ekzistuese Shtyp  (TIK) për të zgjedhur edukimin ekzistues, te veprimet mund ta gjeni tikun, pasi ta vendosni tikun te edukimi egzistues duhet të vazhdoni në hapin tjetër.

Nëse nuk është edukimi me të cilin doni të aplikoni për licencë mund ta shtoni atë poshtë edukimit egzistues.

 

  • Hapin e dytë duhet ta ngarkoni çertifikatën e dhënjes së provimit në Ministrin e Shëndetësisë.

 

Pasi ta pranoni deklaratën nën betim klikoni Përfundo Licencimin, dhe pas aplikimit me sukses do të pranoni në email fakturën të cilën mund ta paguani në njërën nga degët më të afërta te Capital Ria, Western Union apo VllesaPagesa.

Nëse pagesa bëhet në institucionet tjera bankare sigurohuni ti shkruani saktë të dhënat e faturës, Emrin dhe Mbiemrin, Përshkrimin e faturës dhe numrin serik dhe dërgoni në email oikfinancat@hotmail.com apo duke e sjellë në zyrat e OIK!

  •  -Dokumentet duhet të dorëzohen në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës

Mundësit e Pagesës

Pagesa për Licencim me Bachelor për herë të parë është 60€
Pagesa për Ri-licencim me Bachelor – 40€

Lirimi nga pagesa:Prej pageses për Licencim lirohen Kategoritë e dalura nga Lufta,(Veteran, Deshmorë, Invalid të luftës, viktima civile dhe familjarët e tyre, duke sjellë çertifikatën ose kartelën, apo të na dërgoni të skanuar përmes email, gjithashtu duhet bashkangjitur extrakti i lindjes apo dëshmin e lidhjes familjare).

 

Nëse pagesa bëhet në njërën nga degët e Western Union, Capital Ria apo VllesaPagesa nuk keni nevoj të na sjellni fletëpagesen për verifikim!

Nëse pagesa bëhet në institucionet tjera bankare sigurohuni ti shkruani saktë të dhënat e faturës, Emrin dhe Mbiemrin, Përshkrimin e faturës dhe numrin serik dhe dërgoni në email oikfinancat@hotmail.com apo duke e sjellë në zyrat e OIK!

Aplikimi për Licencim

Vëmendje!

Tërheqja e licencës mund të bëhet vetëm nga:

  • Vetë personi i licencuar;
  • Familja e ngushtë, duke dëshmuar përmes extraktin apo çertifikatës familjare;
  • Personi i autorizuar, me autorizim të vulosur nga Noteri!

Oda e Infermiereve të Kosovës (OIK) – Zyra për Licencim me Shkollim të Mesëm dhe Bachelor

Nr. tel: 038/749-211

e-mail: licencimi@oik-ks.org