Blog

HomeLajmetNjë dekadë së bashku!

Një dekadë së bashku!

#10VjetOIK | 23 Janar 2025

 

Një dekadë së bashku!

 

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Republikës së Kosovës me datën 23 janar 2025 mbush 10 vite nga themelimi i saj.

 

Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi unike për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë, për të vlerësuar arritjet dhe për të forcuar vizionin tonë drejt së ardhmes së kujdesit shëndetësor në Kosovë.

 

Të ftuarit specialë që do të nderojnë këtë ngjarje përvjetori përfshijnë:

  • Ministrin e Shëndetësisë dhe ish-ministra të këtij sektori;
  • Homologët tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia;
  • Presidentin e Federatës Evropiane të Infermierëve (EFN);
  • Themeluesit dhe kontribuuesit e OIK, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij institucioni;
  • Infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë, që përfaqësojnë mbi 70 profile profesionale.

 

Ngjarja do të mirëpresë mbi 500 pjesëmarrës, duke ofruar një mundësi për bashkëpunim, ndarje përvojash dhe vlerësimin e arritjeve që kanë ndihmuar në ngritjen e standardeve shëndetësore në vendin tonë.

 

Ky përvjetor është më shumë se një festim – është një angazhim për të vazhduar ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe për të fuqizuar profesionistët që kujdesen çdo ditë për shëndetin e qytetarëve tanë.

 

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!

#10VjetOIK #BashkëPërShëndetin #InfermierëtNëVeprim