Blog

HomeInformata dhe AktiviteteNjoftim për organizimin e Edukimit të Vazhdushëm Profesional – EVP (sesioni vjeshtor)

Njoftim për organizimin e Edukimit të Vazhdushëm Profesional – EVP (sesioni vjeshtor)

Të nderuar anëtarë të OIK,

 

Mbështetur në ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor (OPSH) Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) në kuadër të sesionit vjeshtor 2025 organizon Edukim të vazhdueshëm profesional FALAS për të gjithë anëtarët, të punësuarit në sektorin publik, sektorin privat dhe ata të pa punë.

 

Ky aktivitet do të zhvillohet në formë online nga data 3 Nëntor deri më 14 Nëntor 2025, ndërsa  regjistrimi është i hapur nga 22 Shtator deri më 24 Tetor 2025.

 

Për detajet tjera të këtij aktiviteti do të ju mbajmë të informuar ditëve në vijim!

Ky aktivitet ka për qëllim zhvillimin profesional të vazhdueshëm dhe ndihmon në grumbullimin e pikëve kredituese për ri-licencim.

 

Linku për aplikim: KLIKO KËTU!

 

Me respekt,

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë