Blog

HomeLajmetOIK shënon 10 vjetorin e themelimit

OIK shënon 10 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 23 janar –

 

Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor ka shënuar 10-vjetorin e themelimit.

Në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, përfaqësuesve dhe anëtarëve të Odës dhe personaliteteve të njohura nga sektori shëndetësor, kryetarja e OIK, znj. Nexhmije Gori, shprehu mirënjohjen e saj për përpjekjet dhe përkushtimin e gjithë anëtarëve gjatë këtyre viteve.

“Oda e Infermierëve ka qenë shtylla kryesore në mbrojtjen e të drejtave profesionale dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë,” deklaroi znj. Gori.

 

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur për rolin që kanë infermierët në sektorin shëndetësor.

 

Derisa ish ministrat Ferid Agani dhe Imet Rrahmani kanë folur për vështirësitë në themelimin dhe bartjen e kompetencave nga Ministria tek OIK.

 

Kujtime nga kjo kohë kanë evakuuar edhe profesor Hysni Bajrami si dhe ish kryetari i OIK, z. Naser Rrustemaj.

 

Në ceremoni ka mbajtur një fjalë përshëndetëse Aristides Chorattas, President i EFN-së si dhe përfaqësues të Odave dhe shoqatave profesionale nga Sllovenia, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut etj.

 

Ceremonia u pasurua edhe me ndarje çmimesh për kontribuesit e themelimit dhe zhvillimit të OIK.