Komisionet e Përhershme të Odës
Oda e Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor ka Komisionet e Përhershme dhë të Përkohshme. Anëtarët e Komisioneve të Kuvendit të Odës i zgjedh Kuvendi i Odës nga radha e anëtarëve të Odës, në pajtim me rregulloren mbi procedurën e kandidimit dhe mënyrën e zgjedhjes dhe revokimit të anëtarëve të Odës dhe organeve tjera.
Komisionet e Përhershme të Odës janë:
- Komisioni për çështje etike;
- Komisioni për licencim;
- Komisioni për edukim specialistik;
- Kornision i për edukim të vazhdueshem profesional;
- Komisioni për praktikën private profesionale;
- Komisioni për buxhet dhe financa;
Komisioni i solidaritetit dhe ndihmës reciproke.
Komisionet e Përhershme të Odës përbëhen nga 5 anëtarë nga radhët e të cilëve zgjedhet Kryesuesi dhe zëvëndës Kryesuesi i Komisionit .
Anëtarët e Komisioneve të përhershme të Odës mundë të jenë anëtarë vetëm të një Komisioni të Përhershëm.
Mbledhjet e Komisioneve të Përhershme i fton dhe udhëheqë Kryetari i Komisionit.
Komisionet e Përhershme se paku 2 herë në vitë raportojnë për punën e tyre Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Odës.