Blog

HomeNjoftime mortoreTelegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Nazmie Gashi Maloku, e cila për vite me radhë shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në repartin e Radioterapisë.

Në emër të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor dhe në emër të gjithë anëtarësisë sonë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Maloku, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Kontributi i saj në kujdesin ndaj pacientëve, përkushtimi profesional dhe humanizmi do të mbeten kujtim i përhershëm për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.

Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes dhe bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e më të dashurës së tyre.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Nexhmije Gori, kryetare e OIK