Blog

HomeLajmetU përurua vënia e gurthemelit për objektin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

U përurua vënia e gurthemelit për objektin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Prishtinë 13 janar –
Sot është përuruar vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të odave të profesionistëve shëndetësorë.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionisëve tjerë shëndetësor, Nexhmije Gori, si dhe të gjithë kryetarët e odave të tjera të profesionistëve shëndetësorë.
Në ngjarje ishin të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, si dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit institucional të odave profesionale dhe përmirësimit të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor.
Në emër të Odave të profesionistëve shëndetësorë, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Dr. Pleurat Sejdiu.
Ndërtimi i këtij objekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, e cila po kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të sektorit shëndetësor në Kosovë.
Objekti i ri pritet të krijojë kushte më të mira pune për odat dhe të shërbejë si hapësirë e përbashkët koordinimi për odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.