Njoftim për dhurimin e gjakut – 12 Maj 2026
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, më 12 maj 2026, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) organizon aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.
Aksioni do të mbahet më 12 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në QKUK.
Ky aktivitet synon të kontribuojë në shpëtimin e jetëve dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Ftohen të gjithë anëtarët e OIK-ut dhe profesionistët shëndetësorë që të marrin pjesë në këtë iniciativë humanitare dhe të japin kontributin e tyre për komunitetin.
Një dhurim i vetëm mund të shpëtojë disa jetë.