Si të aplikoj?

E drejta e aplikimit për shfrytëzimin e Fondit të Ndihmës Solidare dhe Ndihmës Reciproke

Çdo anëtar i OIK-ut ka të drejtë të aplikoj për shfrytëzimin e Fondit për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke për vete dhe për anëtarët e familjes së ngushtë të tij.

Komisioni është i obliguar që në afat më së largu prej 10 ditëve të punës kalendarike të shqyrtoj aplikacionin, përjashtim bëjnë rastet urgjente për të cilat kërkohet të mirren vendime në një kohë sa me të shkurtër, në pajtim me Këshillin Drejtues.

 

Anëtari i OIK-ut qe ka aplikuar për shfrytëzimin e Fondeve Solidare dhe Ndihmës Reciproke ka të drejtën e ankesës te Këshilli Drejtues nëafat prej brenda 15 ditësh nga marrja e vendimit.

Realizimi i të drejtave në Fondin e Solidaritetit dhe Ndihmës Reciproke bëhet në pajtim me procedurat e përgjithshme  administrative.

 

Dokumentet e nevojshme jane:

  • Letërnjoftimi apo Pasaporta valide;
  • Shiriti i pagës (EM  e pagës për 6 muajt e fundit apo dëshmin e anëtarësisë);
  • Kartela e bankës;
  • Për përfituesit e pensionit – Vendimin e pensionimit;
  • Për sëmundje – Dëshmit, Raportet, Fletëlshimet.

Formulari: