
Njoftim për Trajnimin e EVP – Sesioni Vjeshtor 2024 – Regjioni Gjilan
Të nderuar anëtarë të OIK,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) vazhdon me organizimin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional FALAS për të gjithë anëtarët në kuadër të sesionit vjeshtor, në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
EVP – Sesioni Vjeshtor i radhës do të mbahet në regjionin e Gjilanit, në Shkollën e Muzikës, Gjilan.
Data: 07.12.2024 (e shtunë)
Fillimi i trajnimit: 09:00
Regjistrimi: 08:30 – 09:00
Përfundimi i trajnimit: 11:00
Lista e aplikuesve në Regjionin e Gjilanit: Kliko këtu
Agjenda: Kliko këtu
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Kartelën e anëtarësisë së OIK
- Dokument identifikimi (Letërnjoftim/Pasaportë)
- QR CODE-in e pranuar me email për evidentimin e pjesëmarrjes.
Në hyrje dhe dalje, do të paraqisni QR CODE-in e pranuar përmes email-it. Mund ta skanoni përmes telefonit tuaj të mençur ose ta printoni për skanim të suksesshëm.
Temat e Diskutimit:
Legjislacioni, Etika dhe Standardet Profesionale
Ndikimi i Komunikimit dhe Bashkëpunimi
Mbingarkesa në Punë dhe Menaxhimi i Shëndetit dhe Sigurisë
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm anëtarët e OIK.
Regjistrimi bëhet përmes platformës online. Pas aplikimit të suksesshëm, do të merrni një QR CODE për identifikim.
Linku për aplikim për regjionin e radhës:
https://oik-ks.org/trajnime
Datat dhe Lokacionet e Trajnimeve të Ardhshme:
• Podujevë – 14.12.2024
• Vushtrri – 14.12.2024 – Qendra e Kulturës, Vushtrri
Kujdes: Mund të merrni pjesë vetëm në një regjion.
Ne ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, që do të avancojë njohuritë tuaja dhe do të ndihmojë në procesin e ri licencimit.
Me respekt,
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës
#OIK #EdukimiVazhdueshem #Trajnime #Profesionalizëm #KujdesiShëndetësor