U mbajt Kuvendi i VII-të i Legjislaturës së III-të të OIK-ut
Prishtinë, 27 shkurt
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, ka mbajtur Kuvendi i VII-të i Legjislaturës së III-të ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë vendimesh me rëndësi të veçantë për funksionimin, zhvillimin dhe avancimin e profesionistëve shëndetësorë në vend.
Kuvendi u hap nga Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, e cila në fjalën e saj theksoi përkushtimin për forcimin e profesionalizmit, rritjen e standardeve, transparencën dhe llogaridhënien institucionale, duke ftuar anëtarët për angazhim aktiv dhe diskutime konstruktive.
Gjatë punimeve u prezantuan dhe u diskutuan:
- Raporti i Punës i OIK për vitin 2025 dhe Plani i Punës për vitin 2026
- Raportet e organeve të Odës: Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës, Këshillit Etik, Gjyqit të Nderit dhe Prokurorit të OIK
Kuvendi miratoi:
- Raportin e Punës dhe Raportin Financiar për vitin 2025
- Planin e Punës dhe Planin Financiar për vitin 2026
- Rregulloren për ndarjen e Dekoratave, Çmimit Vjetor dhe Mirënjohjeve
- Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale
- Paketën e plotë të Kodit Zgjedhor të OIK
- Rregulloren për Stazhin Themelor
Po ashtu, janë miratuar plotësim-ndryshime të disa rregulloreve ekzistuese, përfshirë:
- Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve
- Rregulloren për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional
- Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Psikologëve Klinikë
- Rregulloren për Komisionin për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke (me rritje të mbështetjes financiare nga 200€ në 300€ për anëtarët që pensionohen)
- Vendimin për përcaktimin e lartësisë së taksës së anëtarësisë dhe plotësim-ndryshimet në Rregulloren për Regjistrimin dhe Anëtarësimin.
Vendimet e marra përfaqësojnë hapa të rëndësishëm drejt fuqizimit të profesionit, përmirësimit të kuadrit rregullativ dhe rritjes së standardeve profesionale.
