Blog

HomeInformata dhe AktiviteteOIK  në trajnim për pozicionim strategjik

OIK  në trajnim për pozicionim strategjik

Prishtinë, prill 2026 –

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, në bashkëpunim me IHS, po zhvillon një aktivitet dyditor me përfaqësues të saj, me fokus në pozicionimin strategjik dhe angazhimin me palët e interesit.

Ky program është konceptuar për të mbështetur fuqizimin e rolit të Odës si një zë me ndikim në sektorin shëndetësor në Kosovë, përmes ndërtimit të partneriteteve më të forta dhe rritjes së kapaciteteve për bashkëpunim efektiv me institucionet dhe aktorët kyç.

“Në një kohë kur sistemi shëndetësor përballet me sfida të shumta, mbetet thelbësore të investojmë në zhvillimin e brendshëm. Ky trajnim është një mundësi e vlefshme për të rritur ndikimin dhe qëndrueshmërinë tonë”, u shpreh Kryetarja e Odës, znj. Nexhmije Gori.

Gjatë Ditës së parë, pjesëmarrësit u fokusuan në qartësimin e pozitës strategjike të Odës brenda ekosistemit shëndetësor, ndërtimin e një narrative më të fuqishme institucionale, identifikimin e palëve kryesore të interesit, si dhe në eksplorimin e mënyrave praktike për një angazhim më të strukturuar dhe efektiv me partnerët dhe vendimmarrësit.

Aktiviteti nisi me energji pozitive, diskutime përmbajtësore, punë në grupe dhe ide konkrete për hapat e ardhshëm.