
Anëtarësimi në Odën e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës është obligativ për të gjithë profesionistët shëndetësorë që bëjnë pjesë në fushëveprimin e OIK-ut.
Aplikimi, ngarkimi i dokumenteve dhe përcjellja e statusit realizohen përmes platformës elektronike të OIK-ut.
Pas aprovimit të anëtarësimit, anëtari fiton qasje në profilin elektronik dhe në shërbimet e tjera të platformës.
Anëtarësimi dhe regjistrimi realizohen përmes platformës elektronike të OIK-ut. Statusi i anëtarit fitohet pas verifikimit të kushteve dhe regjistrimit në Regjistrin e Anëtarëve të OIK-ut.
Me rastin e anëtarësimit, anëtari fiton të drejtat dhe merr përsipër obligimet dhe përgjegjësitë që burojnë nga legjislacioni në fuqi dhe aktet normative të OIK-ut.
Pagesa e anëtarësisë është obligative për të gjithë profesionistët shëndetësorë të anëtarësuar në OIK, pavarësisht kategorisë së punësimit.
Profilet janë grupuar sipas fushave profesionale për ta bërë listën më të lehtë për t’u përdorur.
Të ushtrojnë veprimtarinë profesionale për të cilën janë licencuar.
Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e OIK-ut, sipas kushteve të përcaktuara.
Të informohen për çështjet që lidhen me punën dhe veprimtarinë e OIK-ut.
Të japin propozime dhe të shprehin mendimin për mbrojtjen e interesave profesionale.
Të përfitojnë nga fondet dhe programet sipas akteve të OIK-ut.
Të përdorin shërbimet elektronike dhe benefitet për anëtarët.
Nga paga bruto, përmes Payroll.
Në muaj, me pagesë në baza vjetore.
Në muaj, me pagesë në baza vjetore.
Në muaj, me pagesë në baza vjetore.
Fotografinë, dokumentin e identifikimit, ekstraktin, diplomën dhe dëshmitë sipas profilit.
Plotësoni të dhënat personale, profesionale dhe kontaktuese.
Dokumentet duhet të jenë të plota, të skanuara dhe të lexueshme.
Konfirmoni vërtetësinë e të dhënave dhe dokumentacionit.
Sistemi ju dërgon aplikacionin dhe faturën.
Realizoni pagesën sipas faturës dhe udhëzimeve.
Zyra përkatëse shqyrton dokumentacionin.
Pas aprovimit, njoftoheni në email.
Për të kontrolluar obligimet financiare dhe për të gjeneruar faturën, kyçuni në profilin tuaj në platformën online të OIK-ut.
Pas kyçjes në profil, zgjidhni menynë për pagesat.
Shihni shumën e përgjithshme të obligimeve.
Shihni historikun dhe detajet e çdo pagese.
Krijoni faturën sipas obligimit.
Kryeni pagesën sipas udhëzimeve të sistemit.
OIK-u pranon raportin ditor një ditë pas pagesës. Nuk është e nevojshme ta dorëzoni fletëpagesën.
Dërgojeni fletëpagesën në [email protected] ose dorëzojeni në OIK. Në përshkrim shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin serik të faturës.
Ky shërbim u dedikohet anëtarëve ekzistues të OIK-ut që duhet të plotësojnë ose përditësojnë të dhënat personale dhe profesionale.
Çdo ndryshim duhet të raportohet brenda 15 ditëve.
Pas kompletimit dhe verifikimit të të dhënave, anëtarit mund t’i gjenerohet kartela dhe qasja në profil.
Nëse dëshironi të hiqni dorë nga anëtarësimi në OIK dhe nga ushtrimi i profesionit me licencën e lëshuar nga OIK-u, duhet të parashtroni kërkesë për çregjistrim në OIK.
Dorëzohet licenca e punës në origjinal.
Dorëzohet kartela e anëtarësisë.
Dorëzohet dëshmia se anëtarësia është paguar deri në paraqitjen e kërkesës.
Anëtarësimi është obligativ për të gjithë profesionistët shëndetësorë që bëjnë pjesë në fushëveprimin e OIK-ut.
Po. Të papunët paguajnë 3 euro në muaj, në baza vjetore.
Kyçuni në profil dhe hapni “Pagesat e Anëtarësisë”, pastaj “Borxhet Totale”.
Te seksioni “Pagesat e Kryera”.
Jo. Dokumentet duhet të jenë të skanuara dhe në PDF.
Paraqitet kërkesa dhe dorëzohen licenca origjinale, kartela dhe dëshmia e përmbushjes së obligimeve.
Kontaktoni Zyrën e Anëtarësimit të OIK-ut.
Përmbajtja është strukturuar sipas Rregullores për Regjistrimin dhe Anëtarësimin, plotësim-ndryshimeve dhe vendimit për lartësinë e anëtarësisë.