Blog

HomeInformata dhe AktiviteteMiratohet lista e kandidatëve të përzgjedhur për trajnimin për Mbikëqyrje Profesionale

Miratohet lista e kandidatëve të përzgjedhur për trajnimin për Mbikëqyrje Profesionale

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton se, me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Aplikimeve, të formuar nga Këshilli Drejtues, Këshilli Drejtues ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të përzgjedhur për vijimin e trajnimit për Mbikëqyrje Profesionale.

Trajnimi do të mbahet nga data 2 deri më 6 nëntor 2026, në Hotel Internacional në Prishtinë, nën udhëheqjen e ekspertëve kroatë.

Lista përfundimtare e kandidatëve është bashkëngjitur në këtë publikim.

Kliko këtu: https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2026/10/Lista-per-njoftim.pdf

 

Urime kandidatëve të përzgjedhur dhe suksese në trajnim!

Me respekt,
OIK

Bashkohuni në grupin zyrtar të OIK-ut në Viber për njoftimet dhe informatat më të fundit:
https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

 

 

 

https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2026/10/Lista-per-njoftim.pdf