Blog

HomeInformata dhe AktiviteteSesioni Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Sesioni Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP)

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton të gjithë anëtarët se do të organizojë Sesionin Pranveror 2026 për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP), i cili do të ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët, përfshirë të punësuarit në sektorin publik, privat, si dhe anëtarët e papunë.

Aktiviteti është akredituar nga Komisioni për EVP në OIK me 12 pikë kredituese.

Afati për aplikim është deri më 7 maj 2026, ndërsa trajnimet fillojnë më 13 maj 2026, dhe do të zhvillohen online përmes platformës ZOOM.

Aplikimi bëhet përmes profilit personal në platformën online të OIK (app.oik-ks.org), duke përzgjedhur menynë “Trajnime”, më pas profilin përkatës të edukimit dhe duke klikuar në opsionin “Regjistro”.

Në rast se nuk keni qasje në profilin tuaj, mund të hyni në platformën e OIK dhe të klikoni në opsionin “Keni harruar fjalëkalimin?”, ose të përdorni linkun:
https://app.oik-ks.org/Account/ForgotPassword
Nëse nuk keni qasje në e-mailin e regjistruar, mund të bëni përditësimin e të dhënave përmes:
https://app.oik-ks.org/account/updatenewuser

OIK inkurajon të gjithë anëtarët që të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës shëndetësore.

Për t’u informuar në kohë reale, ju ftojmë të bashkangjiteni në kanalin zyrtar të OIK në Viber:
https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7