Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë përfaqësuesit e OIK dhuruan gjak
Prishtinë, 12 maj –
Me rastin e shënimit të 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, së bashku me përfaqësues të organeve dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të OIK-ut, realizuan një aksion vullnetar për dhurim gjaku në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Ky aktivitet u organizua në shenjë solidariteti, humanizmi dhe përkushtimi ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve, vlera këto që përfaqësojnë profesionin e infermierisë çdo ditë.
Nga OIK u theksua se dhurimi i gjakut mbetet një akt i rëndësishëm human, ndërsa 12 Maji është një mundësi për të vlerësuar kontributin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.
