Blog

HomeNjoftime mortoreTelegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

 

Me pikëllim të thellë OIK ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Vezire Shabani Sejdiut, laborante në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj.

Në emër të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK), ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj.

Vezire Shabani Sejdiu i kushtoi 17 vite të karrierës së saj profesionale punës në QRSHP Ferizaj, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të shëndetit publik. Përkushtimi, profesionalizmi dhe kolegialiteti i saj do të mbeten gjatë në kujtesën e kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes së saj, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një kolegeje të përkushtuar dhe profesionisteje të çmuar shëndetësore.

U prehtë në paqe!

Me respekt,
Nexhmije Gori
Kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë