Blog

HomeNjoftime mortoreTelegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fitnete (Rrmoku) Krasniqit, mami në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Në emër të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Ndarja e saj nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të.

Në këto momente të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush dhe ju shprehim solidaritetin tonë të plotë.

U prehtë në paqe!

Me respekt,

Nexhmije Gori
Kryetare e OIK-ut