Konsultime Publike

HomePublikimeKonsultime Publike

Diskutim Publik për Rregulloret Zgjedhore të OIK

Qëllimi i procesit të konsultimit publik është komunikimi dhe bashkëpunimi me anëtarësinë e Odës së Infermierëve të Kosovës dhe grupet e interesit, me qëllim që të inkurajohet kontributi i tyre në përmirësimin dhe plotësimin e akteve normative që rregullojnë procesin zgjedhor në OIK.

Ky proces synon avancimin e mëtejshëm të parimeve të transparencës, ligjshmërisë, barazisë dhe integritetit në zgjedhjen dhe revokimin e anëtarëve të organeve të OIK-ut, si dhe përcaktimin e qartë të procedurave zgjedhore, roleve dhe përgjegjësive të organeve përkatëse zgjedhore.

Aktet normative të dhëna për diskutim publik janë:

  • RREGULLORE PËR ZGJEDHJEN DHE REVOKIMIN E ANËTARËVE TË ORGANEVE TË OIK
  1. Rregullore Zgjedhore – Emërimi, Përbërja dhe Funksionimi i KQZ-së dhe KNJZ-së
  2. Rregullore Zgjedhore – Krijimi, Kundërshtimi dhe Konfirmimi i Listës së Votuesve
  3. Rregullore Zgjedhore – Fletëvotimet
  4. Rregullore Zgjedhore për Vëzhguesit e Zgjedhjeve
  5. Rregullore Zgjedhore – Votimi, Numërimi në Vendvotim dhe Menaxhimi i Vendvotimit
  6. Kodi i Mirësjelljes për Kandidatët dhe Mbështetësit e Tyre

 

Në këtë fazë, dokumentet shpalosen për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga anëtarësia e OIK-ut, organizatat profesionale, ekspertët, institucionet relevante dhe individët e interesuar që janë të ndikuar apo kanë relacione bashkëpunimi me OIK-un.

Në kuadër të këtij procesi, Oda e Infermierëve të Kosovës do t’i japë aktet në konsultim publik me anëtarët dhe grupet e interesit për periudhën:

nga data 16.01.2026 deri më datë 15.02.2026

Sponsorizuesit e akteve, Shërbimi Profesional dhe organet e OIK-ut shprehin gatishmërinë e plotë për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese për pjesëmarrje në takime eventuale konsultative, ku do të diskutohej për përmbajtjen dhe dispozitat e akteve të lartcekura.

 

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen në mënyrë profesionale dhe transparente. Në bazë të kritereve të përcaktuara, kontributet relevante do të integrohen në versionin përfundimtar të akteve, të cilat më pas do t’i procedohen për miratim Kuvendit të OIK-ut.

Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë Raportin e Konsultimit Publik, i cili do të përfshijë:

  • të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara,
  • sqarimin se cilat komente janë marrë parasysh,
  • arsyetimin për secilin koment apo rekomandim që nuk është inkorporuar.

 

Dorëzimi i kontributeve

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e e-mailit:

[email protected]

me titull (subject):
“KOMENTE – RREGULLORE ZGJEDHORE”
ose titullin e rregullores përkatëse.

E-maili duhet të përmbajë edhe këto të dhëna:

  • Emri dhe mbiemri i personit që jep komente,
  • Profesioni,
  • Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni),
  • Data e dërgimit të komenteve.

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. si përfaqësues i një organizate, institucioni, kompanie apo në cilësi individuale).

 

Të gjitha aktet normative të cilat janë në diskutim publik mund t’i gjeni të bashkëngjitura me këtë njoftim ose duke KLIKUAR KËTU:
https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/

Diskutim Publik për Kodin Etik të OIK dhe Rregulloreve për punën e Prokurorit të OIK, Këshillit Etik dhe Gjyqit të Nderit

 

 

Qëllimi i procesit të konsultimit është komunikimi me anëtarësinë dhe grupet e interesit për të inkurajuar që të kontribuojnë në përmirësimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme të OIK-ut që kanë për synim avancimin e më tejmë të Etikës Profesionale dhe përcaktimin e procedurave për inicimin, shqyrtimin dhe vendimmarrjen e organeve për promovimin dhe mbrojtjen e Etikës Profesionale, duke përcaktuar rregulla dhe procedura që sigurojnë një proces të ligjshëm, të drejtë dhe shumë transparent.

 

Aktet normative të dhëna në diskutim publik:

  • Kodi Etik
  • Draft Rregulloren për përcaktimin e fushëveprimit të Prokurorit të OIK në procedurat e mbikëqyrjes Etike,
  • Draft Rregulloren për përcaktimin e llojit të shkeljeve Etike dhe procedurave të mbikëqyrjes Etike dhe Profesionale nga Këshilli Etik,
  • Draft Rregulloren për përcaktimin e fushëveprimit të Gjyqit të Nderit të OIK në procedurat e mbikëqyrjes Etike,

 

 

Në këtë fazë dokumentet shpalosen për konsultim publik me qëllim të marrjes së ideve, komenteve dhe rekomandimeve nga opinioni i gjerë, organizatat, ekspertët dhe individët e interesuar e që janë të ndikuar apo janë në relacione bashkëpunimi lidhur me kapacitetet në fushën e shëndetësisë.

 

Në kuadër të saj, OIK do të jap në konsultim publik me anëtarët e sajë dhe grupet e interesit nga data 06/01/2025 deri me datë 05/02/2025.

Sponsorizuesit e akteve, Shërbimi Profesional dhe Organet e OIK shprehin gatishmërinë që ti përgjigjen pozitivisht çdo kërkese tuaj për pjesëmarrje në takime eventuale ku do diskutohej për përmbajtjen e akteve të lartë cekura.

 

Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen e vlerësohen dhe mbi bazën e  kritereve për këtë dokument do të integrohen në versionin përfundimtar i cili do të dërgohet për aprovim te Kuvendi i OIK-ut.

 

Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit duke i ngërthyer të gjitha komentet, propozimet e pranuara. Në raport gjithashtu do të jepen informatat për secilin koment apo rekomandim që është marrë parasysh si dhe sqarime dhe arsyetime për secilin koment që nuk është marrë parasysh.

 

Të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]  me titull (subject) “KOMENTET KODI ETIK” apo për Rregulloren përkatëse.

E-mail duhet përfshirë edhe të dhënat tjera si:

– Emri dhe mbiemri i personit që jep komente,

– Profesioni,

– Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni),

– Data e dërgimit të komenteve.

 

Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë së në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësi të përfaqësuesit të organizatës, kompanisë, në cilësi individuale, etj.)

 

 

Bashkëngjitur me njoftim mund ta hapni të gjitha aktet për diskutim publik, duke KLIKUAR KETU: https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/